Shërbimet

Besoni në punën tonë për projektet tuaja të përkthimit

“Akcenta Translations” ofron shërbime të nivelit më të lartë të interpretimit simultan, interpretimit konsekutiv, përkthimit, korrigjimit gjuhësor dhe dhënies me qira të pajisjeve për interpretim. Ne ju ndihmojmë individëve nga e gjithë bota të komunikojnë në mënyrë efektive me njëri-tjetrin.

 

“Akcenta Translations” siguron përkthyes dhe interpretues të nivelit më të lartë, vendas dhe ndërkombëtarë, për klientë të rëndësishëm si institucione qeveritare, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe kompani të ndryshme.

Shërbime përkthimi

Realizojmë goxha projekte përkthimesh me shkrim. Ky shërbim përfshin përkthimin e kryer nga një përkthyes profesionist dhe rishikimin e materialit nga një redaktor, i cili është folës vendas i gjuhës së synuar.

Përkthejmë dhe korrigjojmë dokumente profesionale të çdo lloji në të gjitha industritë kryesore. Shërbimet tona përfshijnë, por nuk kufizohen në: përkthime softuerësh, përkthime të dokumenteve juridike, përkthime teknike dhe industriale, përkthime në fushën e mjedisit, përkthime të dokumenteve financiare, përkthime të specializuara mjekësore dhe shumë të tjera.

Përkthyesit tanë kanë qasje në një librari  e cila përditësohet vazhdimisht me fjalorë profesionalë dhe baza terminologjike. Gjatë përkthimit të teksteve të posaçme, ne gjithashtu konsultohemi me specialistë të caktuar nga klienti ose me ekspertë të fushës përkatëse, për të garantuar saktësi dhe cilësi maksimale.

Shërbime interpretimi

Përkthyes profesionistë, të trajnuar dhe me përvojë, me çmime të arsyeshme. Menaxhim fleksibil i projekteve për të siguruar që ngjarja juaj të zhvillohet pa probleme. Ne u ofrojmë kompanive shërbime interpretimi simultan, konsekutiv dhe pëshpëritës për të gjitha llojet e eventeve ndërkombëtare, konferencave, kongreseve dhe takimeve.

Do t’ju ndihmojmë që të standardizoni dhe të përshtatni terminologjinë e përdorur në fushën tuaj. Nëse dëshironi, ne do të bashkëpunojmë me ju për të përgatitur një fjalor terminologjik të specializuar për nevojat tuaja që mund të përdoret në institucionin tuaj.

Jemi ekspertë në identifikimin dhe sigurimin e interpretëve të duhur për ngjarjet tuaja ndërkombëtare. Sigurojmë interpret me shpejtësi dhe në mënyrë efikase, duke i optimizuar edhe kostot.

Shërbimet tona të interpretimit ofrohen gjithashtu edhe nga larg për uebinare, takime virtuale dhe seanca dëgjimore me interpretim përmes videos, telefonit ose smartfonit, duke mbështetur shërbime interpretimi në shumë gjuhë.

Shërbime të lokalizimit

Lokalizimi gjuhësor është procesi i përshtatjes së kuptimit të plotë të një përmbajtjeje për një treg ose rajon të ri, duke përfshirë përkthimin, elementet vizuale shoqëruese dhe aspektet kulturore që ndikojnë në mënyrën se si përmbajtja perceptohet nga audienca.

 

Përkthimi i lokalizuar është shumë më tepër sesa thjesht një përkthim. Ai ka të bëjë me përshtatjen e përmbajtjes me gjuhën dhe kulturën vendore. Për shembull, gjuha spanjolle ka dallime të vogla midis Amerikës Latine dhe Spanjës. Prandaj është shumë e rëndësishme të përafroheni me nevojat e klientëve tuaj duke ofruar një përkthim të përshtatur për tregun vendor, dhe jo vetëm një përkthim standard fjalë për fjalë.

 

Është e rëndësishme të kuptohet se lokalizimi ndryshon ndjeshëm nga përkthimi fjalë për fjalë. Megjithatë, ai përbën një pjesë të rëndësishme të procesit të plotë të përkthimit. Në agjencinë tonë, ne preferojmë të angazhojmë përkthyes vendas për të gjitha projektet tona, duke siguruar që përmbajtja të tingëlloj natyrshëm, e përshtatshme dhe e kuptueshme për audiencën e synuar.

Lekturim dhe redaktim

Gjithashtu, ofrojmë shërbime të korrigjimit dhe redaktimit gjuhësor si shërbime të posaçme. Pranojmë tekste të përgatitura nga ju, të cilat dëshironi t’i përmirësoni dhe t’i përsosni përpara publikimit ose përdorimit.  Kemi ndihmuar shumë kompani të përmirësojnë përmbajtjen e tyre përmes shërbimeve tona profesionale të korrigjimit dhe redaktimit.

 

Shërbimi ynë i korrigjimit të përkthimeve garanton saktësi gjuhësore për të gjitha materialet që i nevojiten biznesit tuaj. Me ne, faqet tuaja të internetit, publikimet, dokumentet dhe materialet e marketingut do të jenë të përkthyera dhe të rishikuara në mënyrë profesionale. Përveç gabimeve gramatikore, dokumentet e përkthyera mund të përmbajnë pa dashje edhe gabime kulturore ose formulime të papërshtatshme, të cilat mund të dëmtojnë objektivat e kompanisë suaj apo edhe reputacionin tuaj.

 

Prandaj, është thelbësore që të gjitha komunikimet e jashtme të rishikohen dhe redaktohen nga një folës vendas përpara publikimit ose shpërndarjes. Ne do t’ju ndihmojmë gjithashtu të standardizoni terminologjinë e përdorur në fushën tuaj. Nëse dëshironi, do të bashkëpunojmë me ju për të krijuar një fjalor terminologjik të personalizuar që mund të përdoret në institucionin tuaj.

We use top quality equipment, including state-of-the-art, fully-enclosed soundproof booths, which are the hallmark of the industry. They provide interpreters with optimal sound quality, which results in better interpretation quality. This also means that the audience can listen to the interpreted speech without interference or background noise from elsewhere in the room.

 

We also provide: michrophones, interpreter consoles, portable transmitters for interpretation during tours or demos, receivers, infrared emitters, participant headsets and receivers, and conference technicians.

Interpretation Equipment Rentals

Dhënia me qira e pajiseve për interpretim

Përdorim pajisje të cilësisë më të lartë, duke përfshirë kabina moderne, plotësisht të mbyllura dhe të izoluara nga zëri, të cilat përfaqësojnë standardin kryesor të industrisë. Ato u ofrojnë interpretuesve cilësi optimale të zërit, duke rezultuar në interpretim më të saktë dhe më profesional. Kjo gjithashtu u mundëson pjesëmarrësve të dëgjojnë interpretimin pa ndërhyrje apo zhurma të sfondit nga pjesë të tjera të sallës.

Ofrojmë gjithashtu: mikrofona, konzola për interpret, transmetues portativë për interpretim gjatë vizitave, tureve ose demonstrimeve, pajisje marrëse, emetues infra të kuq, kufje dhe pajisje marrës për pjesëmarrësit, si dhe teknikë të specializuar për konferenca.

Teknologji për përkthim

“Akcenta Translations”, qëndron në krye të zhvillimeve më të fundit në teknologjitë dhe mjetet e përkthimit për të garantuar saktësi, vazhdimësi dhe efikasitet në çdo projekt. Ekipi ynë punon me mjete  “CAT” (përkthime kompjuterike), duke përfshirë:

 

Trados Studio – për menaxhim të avancuar të memorjeve të përkthimit dhe terminologjisë

Wordfast – për procese fleksibile të përkthimit në “cloud” dhe në ambiente lokale

Memsource – për menaxhim të pandërprerë të projekteve dhe mbështetje të përkthimit me ndihmën e  inteligjencës artificiale

BISEDONI ME NE

Keni ndonjë pyetje? Jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë për biznesin tuaj, projektet e reja, mundësitë për bashkëpunim dhe mënyrat se si mund t’ju ndihmojmë. Të punojmë së bashku!

Agjenci përkthimesh

“Akcenta Translations”

Hristo Tatarçev 1/1/2-17, Shkup, Maqedonia e Veriut

_

© Akcenta Translations 2023. All rights reserved.

Përkthime me shkrim

Përkthime të certifikuara

Interpretim konsekutiv

Interpretim simultan

Interpretim konferencash

Përkthime mjekësore

Lokalizim i faqeve të internetit

 

Interpretim për nevoja të përditshme
Përkthime dokumentesh
Përkthime juridike
Interpretim për procese gjyqësore (deponim)
Përkthime mjedisore
Pajisje për interpretim simultan
Përkthime për OJQ-të