Akcenta Translations

Agjenci përkthimi me seli në Shkup, Maqedonia e Veriut, që ofron shërbime për përkthim, interpretim dhe lokalizim gjuhësor.

Pse duhet ta zgjidhni "Akcenta Translations"?

USERS

Përkthyes vendas

Punojmë me përkthyes vendas të gjuhës së synuar për t’ju siguruar që përkthimi të tingëllojë natyrshëm dhe të tërheqë audiencën tuaj.

STAR

Kualitet i garantuar

Zbatojmë procese rigoroze të kontrollit të cilësisë për të siguruar që përkthimet dhe lokalizimet tuaja gjuhësore të jenë të sakta, të besueshme dhe të realizuara sipas standardeve më të larta të cilësisë.

Artboard-16

Siguri të të dhënave

Përpunojmë të dhënat përmes platformave të sigurta dhe bashkëpunojmë me ekspertë gjuhësorë që pranojnë të punojnë nën marrëveshje konfidencialiteti (“NDA”), për të garantuar mbrojtje të të dhënave tuaja.

Saktësi, shpejtësi dhe çmime të arsyeshme

“Akcenta Translations” ofron shërbime gjuhësore për biznese, individë, organizata joqeveritare dhe sektorin publik. Të vendosur në qendër të Shkupit, ne jemi të specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale gjuhësore të nivelit të lartë, duke përfshirë këtu përkthimin dhe interpretimin. Ndjekim zhvillimet më të fundit në teknologjinë e përkthimit për të përmbushur kërkesat dhe preferencat e posaçme të çdo klienti.

E themeluar me vizion për të kapërcyer barrierat gjuhësore dhe për të nxitur bashkëpunim ndërkulturor, “Akcenta Translations” është dëshmi e fuqisë së fjalëve dhe ndikimit që ato mund të kenë në krijimin e marrëdhënieve. Edhe pse jemi një kompani në zhvillim, përkushtimi ynë ndaj cilësisë, inovacionit dhe kënaqësisë së klientëve na veçon nga të tjerët.

Përkthime të shkëlqyeshme

Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që përkthimi i realizuar nga ne të ruajë kuptimin origjinal të tekstit, të mos përmbajë gabime dhe të tingëllojë natyrshëm për lexuesin. Për këtë arsye, gjatë procesit të përkthimit, ne i kushtojmë vëmendje kuptimit të synuar të tekstit dhe e përcjellim atë në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për lexuesin ose përdoruesin.

Ne besojmë fort se një përkthim i mirë është ai që kuptohet lehtësisht nga partneri, klienti ose kolegu juaj, pavarësisht prejardhjes së tij dhe gjuhës amtare. Për të arritur rezultatet më të mira, ne do të kërkojmë informacione shtesë dhe do ta shqyrtojmë tekstin burimor kur të jetë e nevojshme.

Ekspertizë e nivelit të lartë

Menaxherët tanë me politikë miqësorë ndaj klientëve, inxhinierët tanë të kualifikuar për lokalizim dhe përkthyesit tanë me përvojë janë të gjithë të përkushtuar ndaj përsosmërisë dhe kënaqësisë së klientëve. Ata punojnë së bashku për t’ju ofruar cilësinë më të lartë të shërbimeve dhe ekspertizën profesionale që ju nevojitet.

Të besuar nga dhjetëra klientë në mbarë botën

Mbi një mijë projekte të realizuara me sukses

Kemi ndihmuar klientë me përkthime në mbi 30 fusha të ndryshme

Komunikim i qartë, dorëzim në kohë dhe rezultate që tejkalojnë pritshmëritë

Bisedoni me ne

Keni ndonjë pyetje? Gjithmonë jemi të gatshëm të diskutojmë për biznesin tuaj, projekte të reja, mundësi për bashkëpunim dhe mënyrën se si mund t’ju ndihmojmë. Të punojmë së bashku!

Agjenci Përkthimesh

“Akcenta Translations”

Hristo Tatarçev 1/1/2-17, Shkup, Maqedonia e Veriut

_

© Akcenta Translations 2023. All rights reserved.

Përkthime me shkrim

Përkthime të certifikuara

Interpretim konsekutiv

Interpretim simultan

Interpretim konferencash

Përkthime mjekësore

Lokalizim i ueb-faqeve

Interpretim për nevoja të përditshme
Përkthime dokumentesh
Përkthime juridike
Interpretim për seanca gjyqësore (deponim)
Përkthime mjedisore
Pajisje për interpretim simultan
Përkthime për OJQ-të