Lokalizim gjuhësorë

Shërbime të lokalizimit

Përpilimi i përmbajtjes për lexuesit në gjuhë të ndryshme është një strategji e shkëlqyer për publikuesit e faqeve të internetit, zhvilluesit e lojërave, krijuesit e aplikacioneve dhe të tjerë, që synojnë të zgjerojnë bazën e klientëve të tyre.

Megjithatë, përveç përkthimit të saktë, përshtatja e përmbajtjes për audiencat e lexuesve në vende të ndryshme kërkon një proces të saktë lokalizimi. Lokalizimi siguron që përmbajtja të mos jetë e kuptueshme vetëm nga ana gjuhësore, por edhe e përshtatur me kontekstin kulturor, zakonet dhe pritshmëritë e tregut të synuar.

Pse u nevojiten bizneseve shërbime lokalizimi?

Përderisa përkthimi përfshin bartjen e përmbajtjes nga një gjuhë në një tjetër – me vëmendje të veçantë ndaj gramatikës dhe sintaksës – lokalizimi shkon përtej kësaj, për të siguruar që përmbajtja juaj të përshtatatet plotësisht me pritshmëritë kulturore të audiencës.

Për shembull, ndonëse spanjishtja filtet si gjuhë kryesore në shumë vende, secili prej tyre ka zakone dhe kultura të ndryshme, të cilat ndikojnë në mënyrën se si perceptohet dhe interpretohet përmbajtja. Tërheqja e klientëve vendor është thelbësore për zgjerimin e tregut tuaj.

Përkthimi pa lokalizim do ta kufizojë shtrirjen tuaj dhe madje mund të rrezikoj të dëmtoj imazhin e markës suaj te audienca e synuar. Në agjencinë tonë,  bëjmë lokalizimin e përmbajtjes suaj duke marrë parasysh aspektet e kulturës, ligjet dhe zakonet lokale, dialektet dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm në vendet ku përmbajtja juaj do të publikohet.

Kjo rrit besueshmërinë e audiencës dhe  fuqizimin e markës suaj.

Mos lejoni kurrë që barrierat kulturore të pengojnë rritjen tuaj. Ne ofrojmë zgjidhje lokalizimi për profesionistët e marketingut, shtëpitë botuese dhe zhvilluesit e lojërave. Ekipi ynë i specializuar garanton që çdo përkthim i lokalizuar të jetë i cilësisë më të lartë.

Puna jonë mbështetet te bashkëpunimi dhe kuptimi i thellë i nevojave të klientit. Realizojmë projekte nga më të ndryshmet duke filluar nga manualet teknike dhe skenarët e videove, deri te lojërat për celularë dhe titujt më të mëdhenj AAA, duke u përshtatur gjithmonë me kërkesat e reja të tregut.

Bisedoni me ne

Keni ndonjë pyetje? Jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë për biznesin tuaj, projektet e reja, mundësitë për bashkëpunim dhe mënyrat se si mund t’ju ndihmojmë. Të punojmë së bashku!

AGJENCI PËRKTHIMI

“Akcenta Translations”

Hristo Tatarçev 1/1/2-17, Shkup, Maqedonia e Veriut

_

© Akcenta Translations 2023. All rights reserved.

Përkthime me shkrim

Përkthime të certifikuara

Interpretim konsekutiv

Interpretim simultan

Interpretim konferencash

Përkthime mjekësore

Lokalizim i faqeve të internetit

Interpretim për nevoja të përditshme
Përkthime dokumentesh
Përkthime juridike
Interpretim për procese gjyqësore (deponim)
Përkthime mjedisore
Pajisje për interpretim simultan
Përkthime për OJQ-të