Lekturim dhe Redaktim

Lekturim dhe Redaktim Profesional

Lektorët tanë profesional identifikojnë dhe korrigjojnë gabimet gramatikore që mund t’ju kenë shpëtuar, duke përfshirë gabimet në pikësim, kohët e foljeve, drejtshkrim dhe strukturën e fjalive. Gjithashtu, ofrojmë shërbime redaktimi për të përmirësuar qartësinë, tonin dhe koherencën e përgjithshme të tekstit.

Shërbimet tona profesionale të korrektimit dhe rishikimit do ta bëjnë dokumentin tuaj më të lehtë për t’u lexuar, më të kuptueshëm, më të saktë dhe më të përpunuar nga ana gjuhësore.

Lekturim dhe redaktim nga profesionist të kualifikuar

Lektorët tanë ofrojnë shërbime të personalizuara për t’iu përshtatur nevojave tuaja, duke përfshirë lekturimin gjuhësor, rishikimin, redaktimin profesional të tekstit (punime diplome, disertacione, ese, raporte), formatimin e dokumenteve dhe kontrollin e plagjiaturës. Ofrojmë një shërbim gjithëpërfshirës me çmime të arsyeshme dhe afate të shpejta realizimi. Lektorët tanë profesionistë punojnë 24/7 për të siguruar që shkrimet tuaja të jenë të qarta, koncize dhe pa gabime.

Me vëmendje të veçantë ndaj detajeve, ne bëjmë shqyrtim të saktë të tekstit tuaj për të korrigjuar gabimet drejtshkrimore, të pikësimit, gramatikore dhe sintaksore.

Vëmendja ndaj detajeve është çelësi i shërbimit tonë. Ne kryejmë një lekturim të plotë të tekstit tuaj për të identifikuar dhe korrigjuar gabimet në drejtshkrim, pikësim, gramatikë dhe sintaksë. Nëse keni nevojë për një rishikim dhe përmirësim profesional të shkrimit tuaj me një çmim të arsyeshëm, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Çfarë përfshihet

Shërbimet tona të lekturimit dhe redaktimit përfshijnë:

  • Korrigjimi i të gjitha gabimeve drejtshkrimore – sigurojmë që drejtshkrimi të jetë i përsosur. Mund të përshtatemi me variantin e anglishtes amerikane (US English) ose britanike (UK English), në varësi të kërkesave të klientit.
  • Korrigjimi i pikësimit – sigurojmë që të gjitha shenjat e pikësimit të përdoren në mënyrë të duhur dhe të vendosen aty ku është e nevojshme.
  • Korrigjimi i të gjitha gabimeve gramatikore – sigurojmë që shkrimi juaj të jetë i saktë nga ana gramatikore.
  • Evidentimi i të gjitha ndryshimeve – përdorim funksionin “Track Changes” për të shënuar të gjitha ndryshimet e bëra, duke ju mundësuar t’i shqyrtoni dhe t’i rishikoni lehtësisht korrigjimet.
  • Rishikimi i strukturës dhe qartësisë së fjalive – përmirësojmë rrjedhshmërinë, tonin dhe koherencën e shkrimit tuaj, duke ruajtur kuptimin origjinal.
  • Sigurojmë vazhdimësi dhe përshtatje me qëllimin e tekstit – rishikojmë tekstin për t’iu përshtatur audiencës së synuar, qëllimit dhe formatit të tij (p.sh., shkrim akademik, biznesi ose krijues).
  • Përmirësimi i strukturës së paragrafëve dhe rrjedhës logjike – riorganizojmë përmbajtjen, kur është e nevojshme, për të përmirësuar lidhjen ndërmjet ideve dhe për të siguruar një rrjedhë të logjikshme të argumenteve ose pikave kryesore.

Bisedoni me ne

Keni ndonjë pyetje? Jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë për biznesin tuaj, projektet e reja, mundësitë për bashkëpunim dhe mënyrat se si mund t’ju ndihmojmë. Të punojmë së bashku!

AGJENCI PËRKTHIMI

“Akcenta Translations”

Hristo Tatarçev 1/1/2-17, Shkup, Maqedonia e Veriut

_

© Akcenta Translations 2023. All rights reserved.

Përkthime me shkrim

Përkthime të certifikuara

Interpretim konsekutiv

Interpretim simultan

Interpretim konferencash

Përkthime mjekësore

Lokalizim i faqeve të internetit

 

Interpretim për nevoja të përditshme
Përkthime dokumentesh
Përkthime juridike
Interpretim për procese gjyqësore (deponim)
Përkthime mjedisore
Pajisje për interpretim simultan
Përkthime për OJQ-të