Pajisje për përkthim simultan

Dhënie me qira të pajisjeve

Ofrojmë një gamë të gjërë pajisjesh për eventin tuaj. Konferencat ndërkombëtare, forumet, kongreset, seminaret trajnuese, ekspozitat dhe biznes negociatat janë vetëm disa nga llojet e aktiviteteve për të cilat ekipi ynë ofron shërbime profesionale, duke respektuar afatet e shkurtra dhe duke përmbushur kërkesat e çdo klienti.

Audio pajisje

ajisjet moderne profesionale të zërit nga prodhues të njohur do t’ju mundësojnë organizimin e eventeve të përmasave të mëdha me çdo numër pjesëmarrësish. Pajisjet audio janë teknikisht të pajtueshme me pajisjet e prezantimit dhe konferencave, duke u mundësuar organizatorëve të mbështeten në cilësinë e lartë të zërit, si dhe të ruajnë materialet audio në forma të ndryshme, përfshirë CD, DVD-ROM dhe USB.

Specialistët tanë do t’ju ndihmojnë të përcaktoni nevojat teknike dhe mbështetjen e nevojshme për realizimin sa më të suksesshëm të eventit tuaj.

Një set standard i pajisjeve audio përfshin: dy altoparlantë aktivë, një panel kontrolli për përpunimin e zërit, dy mikrofona dinamikë pa kabllo.

Kabina për interpretim

Kabinat e mbyllura të interpretimit janë kabina cilësore, të izoluara akustikisht, të projektuara për mjedise ku zvogëlimi i depërtimit të zërit është thelbësor. Çdo kabinë është e ndërtuar për të akomoduar në mënyrë komode dy interpretues, duke ofruar një ambient profesional për monitorim të përqendruar dhe interpretim të qartë.

Ato janë të lehta për t’u montuar dhe çmontuar, duke i bërë të përshtatshme si për evente afatshkurtra ashtu edhe për konferenca më të gjata. Ndërtimi i tyre i qëndrueshëm siguron gjithashtu një mjedis që shmang shpërqendrimin, duke përmirësuar performancën e interpretuesve.

Pajisjet tona të përkthimit

Agjencia jonë ju siguron sisteme të teknologjisë “wireless” më të avancuara për interpretim. Pajisjet tona përfshijnë sisteme të tilla si sistemet me radio frekuencë (RF) dhe sistemet me rreze infra të kuqe (IR).

Megjithatë, duke qenë se teknologjia evoluon vazhdimisht, ne hulumtojmë në mënyrë të vazhdueshme teknologjitë e reja dhe inovative për të përmirësuar përvojën e klientëve tanë. Partneritetet tona të drejtpërdrejta me prodhues të ndryshëm na mundësojnë të ofrojmë sistemet më të avancuara të interpretimit në botë, duke siguruar njëkohësisht kursime të konsiderueshme për ju dhe eventin tuaj.

Bisedoni me ne

Keni ndonjë pyetje? Jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë për biznesin tuaj, projektet e reja, mundësitë për bashkëpunim dhe mënyrat se si mund t’ju ndihmojmë. Të punojmë së bashku!

Agjenci përkthimesh

“Akcenta Translations”

Hristo Tatarçev 1/1/2-17, Shkup, Maqedonia e Veriut

_

© Akcenta Translations 2023. All rights reserved.

Përkthime me shkrim

Përkthime të certifikuara

Interpretim konsekutiv

Interpretim simultan

Interpretim konferencash

Përkthime mjekësore

Lokalizim i faqeve të internetit

Interpretim për nevoja të përditshme
Përkthime dokumentesh
Përkthime juridike
Interpretim për procese gjyqësore (deponim)
Përkthime mjedisore
Pajisje për interpretim simultan
Përkthime për OJQ-të